Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku, po merr pjesë në Konferencën për Komisione Parlamentare për Integrime\çështje Evropiane (COSAP).
Ai në cilësinë e drejtuesit të delegacionit nga Shqipëria, ka thënë se Shqipëria vendos veto ndaj çdo rezolute të organizatës derisa Serbia të tërheqë veton për Kosovën.
Ai ka thënë se mbledhja e mbajtur s’pati rezolutë për shkak të vetos së Shqipërisë e pasi Serbia refuzoi kërkesën për Kosovën.
“Anëtarësimi i Kosovës në COSAP. Serbia kërcënon me veto. Në emër të Shqipërisë (drejtoj unë delegacionin) Shqipëria vendos veto ndaj çdo rezolute të organizatës derisa Serbia të tërheqë veton për Kosovën. Mbledhja e Podgoricës (kjo në fjalë) nuk pati Rezolutë për shkak të vetos së Shqipërisë e pasi Serbia refuzoi kërkesën për Kosovën”, tha ai.


