Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, se KFOR-i duhet ta marrë nën kontroll Veriun e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Rama sikur Vuçiq po kërkon ndarje të Veriut të Kosovës, ndërkombëtarisht.
Ai ka shtuar se kjo i bie që të dy nuk kanë kuptuar pse SHBA dhe NATO janë në Kosovë.
Postimi i tij i plotë:
Vucic kerkon qe KFOR te marre nen kontroll Veriun e Kosoves (protektorat nderkombetar).
Rama kerkon qe KFOR te marre nen kontroll Veriun e Kosoves (protektorat nderkombetar)
Dhe Rama dhe Vucic (nuk e di nese te koordinuar) kerkojne ndarje te Veriut te Kosoves,nderkombtarisht.
Kjo i bie qe te dy nuk kane kuptuar pse SHBA dhe NATO jane ne Kosove.
SHBA Nato (Kfor) jane aty pikerisht qe Kosova te mos ndahet.


