Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola ka thënë se strategjia e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, “ndoshta është që t’ua gërrditë sa më shumë veturat qytetarëve”.
Përmes një shkrimi në Facebook, deputeti Gola ka thënë se ndoshta me një strategji të tillë mund të lirohen ngarkesat nga automjetet.
“Po get qe strategjia e Kryetarit te Prishtines, Perparim Rama, eshte sa me shume lluge ne komunikacion, qaq ma shume kane me iu gerdite veturat qytetareve dhe rrjedhimisht do te kemi gjithnje e me pak ngarkesa ne komunikacion. Tek e fundit, jemi mesu me ekserimente. Ta shohim, ndoshta i dheze”, ka shkruar Gola.


