Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka paralajmëruar se “serbët prorusë dhe të armatosur nga Serbia, Mali i Zi e Republika Srspa po vijnë të dielën në Jarinjë”.
Lidhur me këtë, ligjvënësi i pushtetit ka kërkuar praninë e FSK-së në atë zonë.
“Meqë serbët prorusë dhe të armatosur nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska po vijnë të dielen në mesditë në Jarinje, pikërisht kjo është një situatë kur atje do të duhej të ishte FSK-ja”, shkroi ai të shtunën në Facebook.


