Lajme

Deputeti i Listës Serbe nuk shkon në burg, arratiset në Beograd

10/08/2021 20:26
nga:M K

6 tetori ka qenë afati i fundit kur deputeti i Listës Serbe Ivan Todosijeviç ishte dashur të paraqitej për të mbajtur dy vjet burgim pasi ishte dënuar rreth deklaratave ku e quante masakrën e Reçakut trillim.

Megjithatë, avokati i deputetit serb ka bërë ankesë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit. Jozyrtarisht RTK ka mësuar se Teodosjeviç gjendet në Beograd por që kjo nuk është konfirmuar nga avokati i të dënuarit për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes.

Për deklaratën e vitit 2018 Ivoan Todosijeviç ishte dënuar me dy vjet burgim efektiv. Në gusht të këtij viti ky dënim mori formën e prerë duke un konfirmuar nga Gjykata e Apelit. Edhe pse Todosijeviç do të duhej të ishte të burg që nga 6 tetori ai nuk është paraqitur në asnjë nga qendrat korrektuese.RTK ka mësuar se arsye për këtë është fakti se deputeti i Listës Serbe ndodhet jashtë shtetit.

Avokati i tij Nebojsha Vllahiq ka bërë kërkesë që të shtyhet afati për paraqitjen e Todosijeviçit në burg.

Se kërkesa është bërë dhe është në procedurë e sipër e ka konfirmuar për RTK-në Gjykata Themelore në Prishtinë.

Megjithatë, sipas Ligjit një kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit duhet të bëhet vetëm shtatë ditë pasi të bëhet urdhri për paraqitje në burg.

Edhe pse emri i Todosijeviçit vazhdon të jetë si deputet në faqen e Kuvendit të Kosovës, njohësit e punës së legjislativit thonë se ai e ka humbur mandatin.

Pas konfirmimit të dënimit për Ivan Todosijeviçin kishte reaguar ashpër edhe presidenti i Serbisë duke kërcënuar se Lista Serbe nuk do të garojë në zgjedhjet lokale.

Ishte viti 2018 kur Todosijeviç si Ministër i Pushtetit Lokal e cilësoi masakrën e Reçakut si trillim me ç’rast ishte shkarkuar na ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Masakra e Reçakut njihet si një nga masakrat më të tmerrshme që Serbia kreu në Kosovë duke vrarë e masakruar 45 civilë.