Lajme

Deputeti i LDK-së: ‘VV i ka gju me gurë policët me të cilët krenohet sot’

08/04/2025 19:30
nga:Y I

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi sot në emisionin “DPT te Fidani” tha se këta policë me të cilët krenohet Lëvizja Vetëvendosje, siç u shpreh ai, dikur i ka gjuajtur me gurë.

Ai u shpreh gjithashtu se policët ende nuk kanë sigurim shëndetësorë.

“Pikërisht këta policë që krenohet sot Lëvizje Vetëvendosje, i ka gjuajtur me gurë. Pikërisht që pesë vjet e kanë Qeverinë e Kosovës, nuk e kanë as sigurimin shëndetësorë policët e Kosovës, as Forca e Sigurisë së Kosovës”.

“Pra, kur flasim për krenari, duhet konkretisht t’ja zgjidhim problemin njerëzve, do me fol vetëm në ajër për krenarinë”, u shpreh tutje ai.