Lajme

Deputeti i LDK-së kritika Qeverisë për rritjen e çmimit të naftës: S’ka plan për asgjë, familjet kosovare nuk mund ta përballojnë

06/07/2022 18:32
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar lidhje me rritjen e çmimit të naftës, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka kritikuar qeverinë që nuk ndërmori asnjë hap nga propozimet që po i bëjnë, për uljen e akcizës në naftë, ulja e TVSH-së në produktet esenciale.

Mustafa ka shkruar se këto çmime e këtë dembeli të qeverisë nuk mund ta përballojë asnjë familje kosovare, ndërsa për familjet me asistencë sociale qeveria s’ka asnjë plan.

Postimi i tij i plotë:

Rritja e çmimit të naftës s’ka të ndalur.

Qeveria nuk ndërmori asnjë hap që po i propozojmë qe sa muaj:

Nuk po e ulin akcizën në naftë

Nuk po e ulin TVSh-në në produktet esenciale

Nuk ndërmorën asnjë hap, hiç, zero!

Këto çmime dhe këtë dembeli të Qeverisë nuk ka familje kosovare që mund ta përballojë. Për familjet në asistencë sociale, as që kanë ndonjë plan.

S’kanë plan për asgjë, në fakt.