Lajme

Deputeti i LDK-së i reagon VV-së: Lojë për të na çuar në zgjedhje, keni me marrë fund politikisht

09/13/2026 07:31
nga:Genita C

Lëvizja Vetëvendosje, bëri të ditur se kanë marrë vendim që sot në seancën konstituive të Kuvendit, të votojnë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, për nënkryetarë të Kuvendit.

Lidhur me këtë, ka reaguar deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku. Ky i fundit këto veprime të VV-së i ka parë të kuadër të tentimit që të shkohet në zgjedhje gjatë dimrit, duke përmendur datën 27 dhjetor.

Sadiku, ka thënë se këtë datë e ‘’kanë përcaktuar me vendimin e sotëm’’.

Postimi:

Tash vendosi VV me i votu nënkryetarët e partive tjera.

Qysh kam thënë tash e dy muaj, këta kanë me na dërgu prapë në zgjedhje në dimër.

Datën që e kanë përmendur, 27 dhjetorin, e kanë përcaktu me vendimin e sotëm.

60 ditë plus 45 ditë na çojnë pikërisht te 27 dhjetori.

Pra, krejt ky bllokim, krejt këto lojëra me Kuvendin, krejt kjo zvarritje veç për me mbërri te data që e kanë planifiku.

Parti që e shkel Kushtetutën tri herë vetëm për me mbërri te një datë zgjedhjesh.

Parti që nuk e don stabilitetin. E don kaosin.

Keni me marrë fund politikisht.