Deputeti i LDK Besian Mustafa ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me mos krijimi ne komisionit hetimor për energjinë sipas tij po fsheh diçka, raporton Gazeta Blic.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Qeveria dhe VV nuk kanë asnjë arsye të bllokojnë formimin e komisionit, vetëm në rast se kanë për të fshehur diçka.
Reagimi i plotë:
Çka po fsheh LVV që nuk e voton komisionin hetimor mbi menaxhimin e krizës energjetike?
– LVV në komision hetimor do të ketë shumicën e anëtarëve, pra vendimet finale të komisionit varen nga ta.
– LVV në Kuvend ka shumicën, pra vendimi final mbi raportin e këtij komisioni varet nga ta.
Çfarë arsye kanë pra të mos e votojnë as themelimin e komisionit?
Çka po fshehin?


