Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, ka qenë kategorik që serbët që lanë punën në institucionet e Kosovës në veri të vendit, të kthehen në vendet e punës, raporton Gazeta Blic.
Lekaj ka thënë për Gazeta Blic se ekzistojnë ligje që e rregullojnë këtë çështje.
“Ekziston ligji për shërbyesit civili dhe askush nuk ka të drejtë që pas dorëheqjeve që të kthehet pa konkurse, me të njëjtën masë që janë pranuar pra ashtu edhe duhet të kthehen pra përmes konkurseve”, thotë ky deputet i AAK-së.
Sipas tij përveç pozitave politike siç ishte rasti i kthimit të deputetëve të Listës Serbe që u zëvendësuan në Kuvend, dhe atyre për kryetar komunash përmes zgjedhjeve, askush tjetër nuk mund të kthehet ku ishte më parë.
“ Asnjë formë tjetër nuk do të duhej dhe nuk ekziston” thotë Pal Lekaj.
Ish-drejtori: Policët serb mund të kthehen në punë me një vendim të Qeverisë, Kurti shumë filozof


