Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se sot është një ditë e rëndë për Pejën dhe Kosovën, pas vërshimeve në këtë komunë, ku humbën jetën dy persona, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar pamje sot nga Peja, ai ka thënë se alarmi për komunën e Pejës dhe shtetin ishte edhe më herët nga reshjet e shtuara.
Dreshaj ka kërkuar nga komuna dhe qeveria që të veprojnë, pasi e kanë obligim.
Postimi i tij i plotë:
Ditë e rëndë për Pejën dhe Kosovën!
Edhe sot u plagose rëndë. Këtë herë jo nga plumbat, por nga pakujdesi njerëzor. Alarmi për komunën e Pejës dhe shtetin ishte edhe më herët nga reshjet e shtuara. Asllan çeshmja dhe qendra vazhdojnë të jenë pika vulnerabile duke rrezikuar ekzistencën dhe jetën e qytetarëve. Këtë herë morën edhe jetë. Ngushëllime familjes Ademaj.
Komunë dhe Qeveri veproni, e keni obligim dhe përgjegjësi. Parandalimi është zgjidhje e jo veprimi post festum.


