Shemsedin Dreshaj, deputet i PDK-së, ka thënë se 80% e rasteve të konfirmuara me Covid-19 në Kosovë janë vetëm në pesë ditët e fundit.
Dreshaj, në seancë ka deklaruar se nëse nuk respektohen masat nga popullata atëherë janë të kota masat e kufizimit.
“Nuk luftohet pandemia me orë policore por me masa ndëshkimore, e jo me kufizime”, ka thënë ai.
Sipas tij, masat shtrënguese nuk pritet që të kenë efekt.
Ai ka pasur edhe disa rekomandime për Qeverinë.
“Ju rekomandoj të testoni sa më shumë, promovojeni sigurinë e vaksinës, e vaksinoni sa më shumë, vaksinimi masiv wshtw dalw nga situata. Numri i të vaksinuarve në 24 orët e fundit është vërtetë brengosës. Ju rekomandoj që vaksinimin ta bëni obligativ në veçanti për institucionet publike sepse këtë e kanë bërë shumë vende”, ka deklaruar deputeti Dreshaj.