Lajme

Deputeti grek bën “gara shpejtësie” në rrugë, kërcënon policët pasi i kërkuan patentën

08/21/2022 19:45
nga:Q R

Një deputet grek ka bërë një sërë parakalimesh të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në Kretë dhe sipas Protothema.gr, ai ka kërcënuar edhe policët që i kanë kërkuar patentën.

Ndërkohë atij i është marrë patenta dhe i janë hequr targat e makunës pas shkeljeve të bëra.

Po sipas Protothema.gr, ai ka rrezikuar për të shkaktuar një aksident të rëndë.

Ngjarja më saktësisht ka ndodhur në autostradën Chania-Rethymno mesditën e së shtunës, 20 gusht, ku deputeti po lëvizte në lartësinë e kryqëzimit të Kalyvos, duke bërë katër parakalime të njëpasnjëshme të paligjshme dhe duke lëvizur kundravajtje.

Presidenti i Oficerëve të Policisë së Chanias dhe komandanti i Policisë Rrugore të BAKK-së konfirmoi ngjarjen për zarpanews.gr dhe deklaroi se do të zbulojë emrin e deputetit.

“Policët e ndaluan për të konfirmuar shkeljen, pa e ditur se kush është. Por ai filloi t’i kërcënonte”, tha Xanthoudakis.

Kryetari i oficerëve të policisë i bëri thirrje deputetit që të dalë dhe të kërkojë falje publike për situatën e krijuar.