Lajme

Deputeti Berisha VV-së: Jeni certifiku si specialistë të mashtrimit

04/28/2022 17:31
nga:Astrit Gashi

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka ‘përgëzuar’ Lëvizjen Vetëvendosje, duke i quajtur “specialistë të mashtrimit”.

Ai këto komente i bëri në Kuvendin e Kosovës, me arsyetimin, siç tha ai, se “VV janë të aftë për me ia lidhë krahët opozitës dhe qytetarëve për temat që dëshirojnë për t’i ndjekur.

“Dola me iu përgëzu, LVV, se sa të aftë jeni për me i lidhë të dy krahët e opozitës por edhe të gjithë qytetarët për temat që ju dëshironi apo për kursin politik që ju dëshironi për me e ndjek. Jeni art dhe jeni kthyer si specialistë të kauzave të rrejshëm, jeni çertifiku tash, por po specializoheni edhe për specialistë të mashtrimit, ju lumtë. Ky është përgëzimi im për ju. Ju kom konsideru si infantil. Dhe tash dua ta sqaroj këtë fjalë, jo pse ju se kuptoni apo për me tregu se jam i menqur, por për votuesit e juaj dhe të LVV-së të cilët kryeministri i quan analfabaet funksional 47% apo qytetarë që fantazojnë. Infantil do të thotë: i papjekur. Dmth se ka arritur pjekurinë”, tha Berisha.