Lajme

Deputeti Bekë Berisha pëson aksident

09/16/2024 14:00
nga:G B

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka pësuar mbrëmë një aksident trafiku, ku si pasojë ka lënduar krahun e djathtë.

Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK’së Kushtrim Xhemaili, i cili tha se aksidenti ka ndodhur teksa Berisha ishte duke u kthyer nga Gjakova dhe se deputeti ishte në cilësinë e pasagjerit.

“Deputeti Bekë Berisha mbrëmë derisa ishte duke u kthyer nga Gjakova, në cilësinë e pasagjerit ka pasur një aksident trafiku dhe e ka lënduar krahun e djathtë. Aktualisht, është duke u trajtuar në QKUK dhe gjendja e tij është stabile”, tha Kushtrim Xhemaili për Gazeta Blic.