Tensione janë krijuar në Kuvendin e Kosovës gjatë një prononcimi për media të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, raporton GazetaBlic.
Gjatë prononcimit të tij, Gola është lagur me ujë, ndërsa në sallë vazhdonin thirrjet e deputetëve të PDK-së.
Deputetët e PDK-së dëgjohen duke thirrur “Thirreni seancën”, ndërsa më pas janë dëgjuar edhe thirrje “Jeni super kriminela”.
Thirrjet dhe ndërhyrjet e deputetëve kanë vështirësuar zhvillimin normal të prononcimit për media.


