Lajme

Deputetët s’duan debat për përgjimet, opozita lëshon sallën

10/10/2024 12:26
nga:Genita C

Në Kuvendin e Kosovës është votur kundër debatit për përgjimet e publikuara të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me Milan Radoiçiqin.

Pas këtij votimi, 34 deputetë kanë qenë pro, 50 kundër dhe 1 abstenim.

“Pas kësaj situate të krijuar, konsiderojmë të paarsyeshme që ne të vazhdojmë të jemi pjesë e kësaj seance”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi.