Lajme

Deputetët po arrijnë në Kuvend për seancën konstituive

04/15/2025 09:39
nga:Sh R

Deputetët tashmë po arrijnë në Kuvendin e Kosovës, siç shihet në këto pamje të Agjencisë së lajmeve.

Seanca konstituive e këtij institucioni është caktuar të fillojë prej orës 10.00.

Lëvizja Vetëvendosje i ka 48 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 24 deputetë, Lidhja Demokratike 20 deputetë dhe koalicioni AAK-Nisma 8 deputetë.