Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca plenare.
Deputetët e të gjitha partive kanë pasur pyetje të ndryshme për ministrat e Qeverisë Kurti, raporton Gazeta Blic.
Por, shumica prej pyetjeve të tyre kanë mbetur pa përgjigje, pasi ministrat nuk janë të pranishëm në seancë.
Ministri Hajrulla Çeku, ministrja Donika Gërvalla, ministri Xhelal Sveçla, ministri Liburn Aliu e ministrja Arbërie Nagavci ishin disa nga ministrat ndaj të cilëve deputetët patën pyetje por që nuk ishin të pranishëm dhe nuk arritën t‘i bënin pyetjet e as të merrnin përgjigje./Gazeta Blic/


