Lajme

Deputetët llapjanë nisin mobilizimin: Të gatshëm si kurdoherë më parë dhe si çdoherë duke punuar për të ecur përpara

10/25/2021 19:23
nga:Gazeta Blic

Deputetë llapjanë, Saranda Bogujevci, Fitim Haziri, Fatmir Humolli, Vendenis Lahu dhe Driton Hyseni kanë takuar sot kandidatin e VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Në një postim në Facebook, deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ka thënë se janë të gatshëm si kurrë më parë këtë garë.

“Të gatshëm si kurdoherë më parë dhe si çdoherë duke punuar për të ecur përpara”, shkruan Bogujevci.

Raundi i dytë për zgjedhjet lokale do të mbahet më 14 nëntor.