Lajme

Deputetët edhe bukën e kanë të paguar nga buxheti i shtetit (dok)

02/04/2022 12:27
nga:Gazeta Blic

Deputetët e Kuvendit, pos pagës mujore, mëditjeve, mbushjeve telefonike e kompensimeve për naftë, ata përfitojnë para edhe për ushqim.

Bazuar në vendimin e vitit 2011, të gjithë deputetët përfitojnë nga 5 euro për shujtën ditore.

“Për shpenzime ditore të deputetëve ndahen nga 5 euro për ditë punë”, thuhet në vendimin për kompensimin të deputetëve për shpenzime ditore.

Një numër i madh i deputetëve, 36 prej tyre të partisë në pushtet kanë përfituar shumë të mëdha parash për kompensimin për shpenzime në karburante. Disa prej të cilëve jetojnë në Prishtinë.

Deputetë që nuk “ngihen”: Pos pagave të majme, mëditjeve e naftës, marrin hiq më pak se 3 mijë e 600 euro në muaj mbushje telefonike

Kampion të shpenzimeve kanë dal Pal Lekaj 870 euro, Duda Balje 870 euro, Yllëza Hoti 810 euro, Albana Bytyqi 780, Hajdar Beqaj 750 euro, Artan Abrashi 690, Armend Zemaj 690, Fatmire Kollcaku 660 etj.