Deputeti nga radhët e Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se ndjehet tejet i zhgënjyer me qëndrimin e deputetëve te VV-së, lidhur me nismën ligjore të AAK-së, për plotësim/ndryshimin lidhur me nenin diskriminues 8/2, të Ligjit Nr. 04/L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti.
Ai tha se neni ekzistues eliminon të gjithë pensionistët që nuk përmbushin kushtin 15 vjet përvoje pune para 01.01.1999, ku kërkes e AAK, ishte të largohet ky kushtëzim.
“Thellë i zhgënjyer me qëndrimin e deputetëve të VV-së
Sot në mbledhjen e komisionit për Shëndetësi dhe Mireqenie Sociale, u debatua nisma ligjore e AAK-së për plotësim/ndryshimin lidhur me nenin diskriminues 8/2, të Ligjit Nr. 04/L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti.
Neni ekzistues eliminon të gjithë pensionistët që nuk përmbushin kushtin 15 vjet përvoje pune para 01.01.1999.
Kërkesë e jona ishte që të largohet ky kushtëzim jologjik, i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët të cilet viteve 90-ta ishin larguar dhunshëm dhe jashtëligjshem nga institucionet shtetërore të pushtetit të atëhershëm, ka shkruar Dreshaj në Facebook.
“Me një plotësim/ndryshim të tillë, të gjithë pensionistët kontributdhënës do të ishin të barabartë.
Përkundër fakteve që kjo nismë legjislative kishte kaluar të gjithë hapat e domosdoshëm, madje edhe llogaritjen e kostos buxhetore, sot ne komision nuk u mbështet nga deputetët e VV-së.
Vërtet zhgënjyese për një subjekt politik i cili e ka plot gojën me barazi”, përfundoi ai.


