Lajme

Deputetët e VV-së kthehen në Kuvend për seancën e rregullt

10/19/2023 14:51
nga:Sh R

Pak para fillimit të seancës së rregullt të Kuvendit të Kosovës, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë kthyer në sallë.

Para kësaj, Kuvendi ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për rezolutën për mbështetje financiare të Policisë së Kosovës, në të cilën deputetët e LVV-së nuk morën pjesë.

Në mungesë të kuorumit Rezoluta për Policinë e Kosovës e propozuar nga PDK-ja nuk ka arritur të hidhet në votim.