Lajme

Deputetët e VV-së hoqën dorë nga kompensimi për naftë, Mushkolaj: Ku ishit më herët – Hipokrizi

02/04/2022 13:40
nga:N M

Analisti Imer Mushkolaj sërish ka reaguar pas vendimit të GP të Vetëvendosjes, ku këta të fundit  hoqën  dorë nga kompensimi për naftën.

Ai ka pyetur deputetët e kësaj partie “se ku ishin qysh prej 2011” e që nuk hoqën dorë nga kjo e drejtë.

Reagimi i plotë:

Ku ishin deputetët e VV’së qysh prej vitit 2011, që nuk hoqën dorë vullnetarisht prej benefiteve? Qysh iu ra n’mend tash, mas nji dekade, se kjo punë nuk qenka në rregull? Hipokrizi.

A do të heqin dorë deputetët e LDK-së nga kompensimi për naftë, flet Arben Gashi