Lajme

Deputetët e PDK-së bëjnë homazhe në Prekaz

11/28/2023 09:33
nga:Sh R

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Nga PDK, kanë qenë të pranishëm deputetët e kësaj partie, si dhe kryetari i Skenderajt Fadil Nura dhe nënkryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku.

Po ashtu, mes tyre ka qenë edhe ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.