Lajme

Deputetët e AAK-së takohen edhe me Sindikatën e Pavarur të Administratës

11/02/2022 13:24
nga:G B

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është takuar me Sindikatën e Pavarur të Administratës.

Atyre, shefi i GP, Besnik Tahiri u ka premtuar se do të punojnë që Ligji i Pagave të jetë në funksion të shtetit.

Fillimisht ata ishin për vizitë në SBAShK e më pas do të shkojnë edhe në Sindikatën e Policisë së Kosovës.