Lajme

Deputetë që nuk “ngihen”: Pos pagave të majme, mëditjeve e naftës, marrin hiq më pak se 3 mijë e 600 euro në muaj mbushje telefonike

02/04/2022 11:39
nga:Gazeta Blic

Deputetët e Kuvendit të Kosovës përpos pagave të majme që marrin, ata gëzojnë edhe shumë beneficione tjera, raporton Gazeta Blic.

Secili deputet paguhet nga 100 euro për pjesëmarrje në seanca plenare, derisa paguhen edhe për pjesëmarrje nëpër komisione të ndryshme parlamentare.

Përfaqësuesit e popullit të cilët deklarojnë se nuk jetojnë në Prishtinë, u paguhen derivatet. Por, beneficionet e tyre nuk përfundojnë me kaq. Ata si benificione gëzojnë edhe mbushjet telefonike.

Gazeta Blic ka marrë vesh se secili deputet merr nga 30 euro mbushje telefonike në muaj. E, që në total buxhetit të shtetit vetëm për mbushje telefonike, për vetëm një muaj i kushtojnë hiq më pak se 3600 euro.

“Secili deputet i merr nga 30 euro mbushje”, thanë për Gazeta Blic zyrtarë nga Kuvendi i Kosovës.

Ndryshe, publikimi i shpenzimeve të naftës nga deputetët ka nxitur reagime të shumta.

Deputeti i PDK-së për dy muaj shpenzoi 750 euro naftë, por në facebook shkruan se jeton në Prishtinë

Deputetja e VV-së që jeton në Prishtinë e largon vendbanimin nga Facebook-u, pasi që iu publikuan shpenzimet për karburant