Lajme

Deputetë e opozitës: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kompensimin e qytetarëve për rrymën, i drejtë dhe i pritur!

03/13/2024 14:35
nga:N K

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, në një intervistë për GazetaBlic, ka folur rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kompensimin e qytetarëve për rrymën në veri të vendit.

Shala thotë se vendimi është i drejtë dhe i pritur.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i drejtë dhe i pritur. Ne mendojm që duhet të filloj së shpejti implementimi i këtij vendimi”, tha Shala.

“Institucionet përgjegjëse të sektorit duhet të veprojnë me përgjegjshmëri të lartë”, tha ai për “GazetaBlic”.

Ferat Shala, PDK!

Në lidhje me këtë vendim ka folur për “Gazeta Blic” edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Lekaj e ka cilësuar vendimin të drejtë dhe të nevojshëm për qytetarët dhe institucionet e Kosovës.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është një vendim i drejtë dhe i nevojshëm për qytetarët dhe institucionet e Kosovës”, tha Lekaj për GazetaBlic.

Lekaj ka folur dhe për ZRRE-në.

Ai thot se tani e shumë vite po i keqpërdor të drejtat e saj dhe po abuzon me faturat e energjisë, duke i dëmtuar qytetarët.

“ZRRE-ja, tani e shumë vite po keqpërdorë të drejtat e saj dhe po abuzon me faturat e energjisë së vendit, duke i dëmtuar qytetarët e Kosovës me fatura të larta. Për më shumë ka favorizuar dhe nuk i ka detyruar serbët e veriut të paguajnë Energjinë elektrike”, tha ai për Gazeta Blic.

Tutje ai ka theksuar se prokuroria duhet të merret me hetime më të thella dhe zyrtarët e ZRRE-së, të shkarkohen dhe të dënohen me ligjet në fuqi.

“Vendimi i Kushtetueses duhet të zbatohet në tërësi, 40 milionë euro duhet ti kthehen qytetarëve kosovarë, prokuroria duhet të merret me hetime më të thellë ku zyrtarët e ZRRE-së duhet të shkarkohen dhe të dënohen me ligjet në fuqi”, tha Lekaj.

Pal Lekaj, AAK!

/Gazeta Blic/