Lajme

Deputet i PDK-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje, sa më shumë qëndron kjo qeveri, aq më shumë dëmtohet Kosova!

03/09/2024 17:08
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ekziston mundësia që të ketë zgjedhje të përgjithshme së bashku me zgjedhjet që do të organizohen në katër komunat veriore.

Ai tha se zgjedhjet e përgjithshme mund të mbahen në muajin qershor.

“Kjo është shpikje e Albin Kurtit. Imagjinoni, Kurti hargjon pare të Kosovës me e shkarku Lulzim Hetemin. Absurditeti më i madh, me pagu pare, me organizu peticion me shkarku Lulzim Hetemin.Ekziston mundësia të shkojmë në zgjedhje në qershor, së bashku me këto zgjedhjet komunale” dekalroi Haradinaj raporotn Gazeta Blic.

Në lidhje me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në muajin qershor kanë folur nga Partia Demokratike e Kosovës.

Deputeti i këtij subjekti politik, Hajdar Beqa, tha për “Gazeta Blic” se si parti kanë kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

Ai potencoi se sa më shumë qeveria Kurti qëndron në pushtet aq më shumë dëmtohet Kosova si në aspektin ekonomik, të sigurisë dhe raportet me partnerët.

“Ne si Parti Demokratike edhe përmes organeve drejtuese të partisë, në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues, kemi kërku që me shku vendi në zgjedhje. Sa më shpejt që shkon vendi në zgjedhje konsideroj që është më mirë për qytetarët e vendit dhe dëmi i bëhet më pak Kosovës. Konsideroj se sa më shumë  të rrijë kjo qeveri është duke e dëmtu Kosovën si në aspektin ekonomik edhe në aspektin e sigurisë, gjithashtu edhe në aspektin e raporteve me partnerët historik që i kemi siç janë SHBA-të dhe Bashkimi Evropian” tha Beqa për “Gazeta Blic.

Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës është më e përgatitur se kurrë për me shku në zgjedhje.

“Partia Demokratike ka qenë edhe është më e përgatitur se kurrë më parë për me shku në zgjedhje, ne kemi qëndrim publik për me shku në zgjedhje sa më shpejt aq më mirë dhe ashtu me Kushtetutë jemi në vit zgjedhor” tha deputeti Beqa në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”

Hajdar Beqa, PDK!

/Gazeta Blic/

 

Haradinaj: Ekziston mundësia të shkojmë në zgjedhje në qershor, së bashku me këto zgjedhjet komunale