Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka treguar se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
E ftuar në RTV Dukagjini, ajo ka thënë se deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lumir Abdixhiku është kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
“Kryetari Lumir Abdixhiku është kryetari më i ri që ka një parti më e vjetër, e cila është LDK-ja. Unë shumë shkurt e kisha thënë se kryetari i jonë është kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.
Rrezarta Krasniqi është deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës.


