Sporti

‘Deportes Cuatro’ zbulon detajet e kontratës së Haaland me Barcelonën

01/04/2022 21:09
nga:Mergim Rreci

Erling Haaland është prioriteti kryesor i Joan Laporta për verën e ardhshme.

Ashtu si me Ronaldinhon në 2003, presidenti i Barcelonës dëshiron ta bëjë sulmuesin norvegjez nënshkrimin që do të shënojë fillimin e një epoke suksesi në Katalonjë, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Deportes Cuatro, Laporta tashmë do të ketë një marrëveshje me Mino Raiola, agjentin e Haaland. Të dy u takuan në Torino, gjatë galasë së Golden Boy (çmimi i dhënë për Pedri) dhe mbyllën një marrëveshje që do të kalojë 100 milionë euro.

Përveç klauzolës së përfundimit prej 75 milionë eurosh të paguar për Dortmundin, Barcelona është e gatshme të vendosë në tavolinë një kontratë 5-vjeçare me një pagë bruto prej 30 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/