Lajme

Deponohen rreth 12 mijë euro të falsifikuara në një bankë në Prishtinë

04/09/2021 08:46
nga:Y I

Një punëtore e një banke në Prishtinë ka raportuar në Polici se janë deponuar para të falsifikuara, shkruan Gazeta Blic.

E njëjta ka vërejtur se janë deponuar 23 kartëmonedha secila në vlerë nga 500€, që dyshohet se janë të falsifikuara (23×500 =11.500€ ).

Njoftimi i plotë:

Rr. Bill Klinton, Prishtinë 08.04.2021 – 11:00. Ankuesja femër kosovare punëtore në një bankë, ka raportuar se gjatë kontrollit të parave ka vërejtur se nga persona të panjohur janë deponuar 23 kartëmonedha secila në vlerë nga 500€, që dyshohet se janë të falsifikuara (23×500 =11.500€ ). Rasti vazhdon të hetohet.