Kupa e Botës 2022

Depay: Van Gaal është trajneri që na duhet gjithmonë

12/09/2022 09:45
nga:E K

Holanda do të përballet sot me Argjentinën në çerekfinale të Kupës së Botës.

Para këtij takimi, Memphis Depay u paraqit në konferencë për media ku foli në veçanti fjalë të mira për trajnerin, Van Gaal, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kjo shihet nga rezultatet, ne nuk kemi humbur ende një lojë. Mendoj se ai ka sjellë më shumë disiplinë dhe kjo është e rëndësishme për të pasur rezultate në një turne. Të gjithë i dinë cilësitë e tij dhe karakterin e tij dhe unë mendoj se ai ka cilësitë për të ndërtuar një ekip të fortë. Ai krijon një mentalitet në ekip dhe është shumë i kthjellët”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/