Sporti

Depay kalon me sukses testet mjekësore te Barcelona, gjatë javës prezantohet para mediave

07/19/2021 17:52
nga:E K

Memphis Depay është transferuar te Barcelona.

Depay ka kryer me sukses sot vizitat mjekësore te Barcelona.

Sulmuesi arriti gjatë ditës së sotme në Barcelonë dhe menjëherë iu nënshtrua testeve mjekësore që i kreu me sukses,

Holandezi gjatë javës do të prezantohet para mediave si futbollist i ri i ‘Blaugranëve’.

27-vjeçari, erdhi në Spanjë si transferim i lirë nga Lyoni, ndërsafansat ‘katalunas’ janë tejet optimsit që ai do të shkëlqejë me Barçën.

Gjiganti spanjoll ka bërë katër transferime gjatë afatit kalimtar të verës Depay, Eric Garcia, Sergio Aguero dhe Emerson Royal.