Sporti

Depay – Juventus, gjithnjë e më afër marrëveshjes

08/18/2022 10:22
nga:Lorik J

Sipas ‘Tuttosport’, Juventus dëshiron të përshpejtojë transferimin e sulmuesit holandez të Barçës, Memphis Depay.

Juventus i ka ofruar sulmuesit një kontratë prej gjashtë milionë euro në sezon plus bonuse për dy sezonet e ardhshme.

Informacioni i lartpërmendur tregon gjithashtu se Juve dëshiron të përshpejtojë operacionin në mënyrë që holandezi të jetë i disponueshëm për t’u përballur me Sampdoria të hënën e ardhshme.

Orët e ardhshme priten të jenë vendimtare për të ardhmen e Depay dhe Aubameyang tek Barcelona.

/GazetaBlic Sport