Sporti

Depay i zhgënjyer: Nuk munda as t’a takojë Messin

08/20/2021 14:23
nga:E K

Memphis Depay po kthehet në protagonistin kryesor te Barcelona.

Ylli holandez shkëlqeu në fazën para sezonale me Barcelonën dhe duket se është integruar mirë në ekip, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë sulmuesi holandez është shprehur i dëshpëruar që nuk arriti të paktën t’a takojë ish asin e Barcelonës, Lionel Messin.

“Ata të gjithë ishin shumë mirëpritës dhe ma bënë jetën më të lehtë. Pique më ndihmoi shumë sepse anglishtja e tij është e mirë. Unë gjithashtu u argëtova shumë me Alban. Sigurisht, unë shkoj mirë me De Jong dhe Dest, sepse i kam njohur tashmë.Ka një klimë të mirë në dhomat e zhveshjes. Messi? Unë as e takova atë. Ai arriti me vonesë në parasezonale për shkak të pushimit pas Kupës Amerikës dhe unë as nuk mund t’i them lamtumirë”, tha Depay.

/GazetaBlic Sport/