Holanda do të përballet sot me Çekinë në kuadër të fazës së parë eliminuese të Kampionatit Evropian.
“Tulipanët” do të përballen me çekët me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Para takimit me Çekinë ka folur sulmuesi i Holandës, Memphis Depay, ai ka thënë se Çekia është një ekip që luan lojë intenzive dhe nuk do jetë e lehtë ndeshja ndaj tyre.
“Unë e di që Republika Çeke është shumë intensive. Unë nuk kam luajtur kundër tyre për një kohë të gjatë, mendoj se viti 2015 ishte hera e fundit për mua kur u përballa me ta. Por ata kurrë nuk kanë qenë një ekip i lehtë për të luajtur. Kështu që ju e dini se do të jetë e vështirë. Ne duhet të japim 100% nga vetja nëse duam të fitojmë. Ne do të përpiqemi t’a bëjmë këtë, por sigurisht që nuk do të jetë e thjeshtë “, tha Depay.
/GazetaBlic Sport/


