depay
Sporti

Depay: Barcelona klubi i ëndrrave

07/17/2021 19:26
nga:E K

Transferimi i ri i Barcelonës, Memphis Depay e ka konsideruar ekipin e tij të ri si klubin e ëndrrave.

Holandezi u transferua në Barcelonë këtë verë si lojtar i lirë pasi nuk rinovoi me ish skuadrën e tij, Lyon, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi 27 vjeçar tha se Barcelona është kulmi i udhëtimit të tij si lojtar.

“Deri tani, karriera ime ka qenë një udhëtim, unë kam qenë i dedikuar që nga rinia ime dhe nganjëherë është pak çmenduri sepse në moshë kaq të re je duke konkurruar me të gjithë dhe nganjëherë e ka anën e keqe të vete.

Por gjërat përmirësohen, sidomos kur transferoheni në klubin e ëndrrave, siç ishte transferimi im tek Barcelona”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/