Sporti

Deontay Wilder dërgohet në spital pasi nokautit brutal nga Tyson Fury

10/10/2021 07:55
nga:Lorik J

Deontay Wilder është dërguar në spital si masë paraprake pasi humbjes brutale nga Tyson Fury.

Wilder u rrëzua në raundin e tretë, të 10-të, kurse pas rrëzimit në raundin e 11’të, meçi u mbyll me triumfin e britanikut, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas Mirror Sport, Wilder u dërgua në Qendrën Mjekësore Universitare për t’u trajtuar pas meçit me Fury.

Vlen të theksohet se Tyson Fury ka mbrojtur titullin e WBC në peshat e rënda dhe me këtë fitore ndaj Wilderit mbetet i pamposhtur.

/GazetaBlic Sport