Cult

Denzel Washington sapo theu rekordin e tij të nominimeve për Oscar

02/10/2022 14:36
nga:Donika Fetahu

Së fundmi janë publikuar nominimet për çmimet “Oscar”, derisa mbrëmja gala do të mbahet më 27 mars të këtij viti.

Aktori Denzel Washington ka thyer një rekord, duke u bërë aktori me ngjyrë me më së shumti nominime në histori të Academy Awards.

Me performancën e tij në filmin The Tragedy Of Macbeth, ikona 67-vjeçare vazhdoi rekordin e tij historik.

Nominimet e kaluara ishin për Cry Freedom (1987), Glory (1989), Malcolm X (1992), The Hurricane (1999), Training Day (2001), Flight (2012), Fences (2016), Roman J. Israel, Esq. (2017), dhe tani, Tragjedia e Makbethit (2021).

Dy fitimet e tij Oscar erdhën për filmat Glory dhe Training Day.