Sporti

Enrique e parandjeu gabimin e Moratës, zbulohen fjalët e teknikut para penalltive

07/07/2021 19:04
nga:Mergim Rreci

Spanja u eliminua nga Kampionati Europian nga Italia vetëm falë penalltive ku ‘’azzurët’’ u treguan më të zgjuar dhe më gjakftohtë.

Për iberikët gabuan Olmo dhe Morata, por 11-metërshi i sulmuesit të Juves ishte vendimtar.

Media spanjolle ‘’AS’’ ka zbuluar fjalët e trajnerit Luis Endriques drejtuar Moratës para gjuajtjes së penalltive.

‘’Gjuaj, por duhet të jesh i sigurt’’, mësohet t’i ketë thënë trajneri spanjoll futbollistit të tij, por ky i fundit doli huq duke gabuar përballë Donarumës.