Një nënë britanike është dënuar me burg, pasi e njëjta fshehu vajzën e saj në një dollap për tre vjet, për ta mbajtur të fshehtë nga partneri dhe fëmijët e tjerë.
Vajza, për të cilën prokurorët thanë se “nuk kishte parë kurrë dritën e ditës apo ajërin e pastër”, u zbulua vetëm kur një vizitor në shtëpinë e tyre e dëgjoi atë duke qarë, raporton BBC.
Nëna e vajzës, e cila pranoi katër akuza për mizori ndaj fëmijëve në një seancë të mëparshme, u dënua në Gjykatën Chester Crown.
Gjykata tha se nëna fshehu vajzën duke e lënë atë në dollapin e krevatit të saj.
Tutje, u tha se fëmija nuk iu përgjigj emrit të saj kur u gjet, sepse ishte lënë vetëm për periudha të gjata dhe pa ushqim të mjaftueshëm.