Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Faredin Ymeri duke i shqiptuar dënim me gjobë prej 3 mijë e 600 euro për shkak se nënshkroi 145 lista të prezencës në punë edhe për kundër faktit se i njëjti nuk kishte qenë në vendin e punës.
Shpalljen e aktgjykimit e bëri gjyqtari Agim Ademi në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Sipas aktgjykimit, të akuzuarin Farendin Ymeri për veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, i është shqiptuar dënim me burg prej 6 muaj i cili dënim do të i zëvendësohet me dënim me gjobë në lartësi prej 3 mijë e 600 euro, dënim që duhet të paguar në afat prej 15 ditësh nga dita e plotëfuqishmërisë së aktgjykimit.
Po ashtu, i akuzuari Ymeri është obliguar nga gjykata që palës së dëmtuar Komunës së Novobërdës të i kompensohet dëmi në shumë prej 1 mijë e 960 euro.
Kundër këtij aktgjykimit palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e tij.
Paraprakisht, gjatë seancës për shqyrtimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, prokurori Isuf Sadiku ka deklaruar se me datë 16 maj 2022, ka pranuar nga ana e mbrojtësit së të akuzuarit Faredin Ymeri,avokat Donat Huruglica propozimin për të negociuar marrëveshjen për pranim të fajësisë.
Prokurori Sadiku tha se me atë 27 maj 2022 kanë arritur marrëveshje për pranim të fajësisë, duke i propozoi gjykatës që të aprovohet marrëveshja e tillë.
Mbrojtësi i të akuzuarit Faredin Ymeri, avokat Donat Huruglica po ashtu tha se mbetet në tërësi pranë marrëveshjes për pranimin e fajësisë të arritur me Prokurorinë Themelore në Gjilan.
I akuzuari Farendin Ymeri e ka mbështetur në tërësi fjalën e mbrojtësit të tij dhe ka shtuar se është e vërtet se në Prokurorinë Themelore në Gjilan kemi arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë.
I pyetur nga gjyqtari Ademi lidhur me pranimin e fajësisë, i akuzuari Ymeri ka deklaruar që e pranon fajësinë për veprën penale për të cilën ngarkohet nga prokuroria.
Tutje, prokurori Isufi tha se në marrëveshjen për pranimin e fajësisë janë dakorduar edhe për lartësinë e dënimit ashtu që i ka propozuar gjykatës që të akuzuarit të i shqiptoj dënim me burg prej 6 muaj i cili dënim do të zëvendësohet me dënim me gjobë në lartësi prej 3 mijë e 600 euro.
Edhe avokati Huruglica tha se mbetet në tërësi pranë sanksionit të propozuar në marrëveshje.
Sipas aktakuzës, gjatë vitit 2021, në Novobërdë, i pandehuri Faredin Ymeri në cilësinë e personit zyrtar, konkretisht Koordinator për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Novobërdës, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar në dokumentin zyrtar, në regjistër ose në shkresën zyrtare shënon të dhëna të rreme ose nuk shënon të dhënat e duhura, apo me nënshkrimin e tij vërteton dokumentin zyrtar, regjistrin apo shkresën zyrtare e cila përmban te dhëna te rreme, në atë mënyrë që e ka nënshkruar Listën e Prezencës për periudhat kohore nga data 26.05.2021 deri më 23.08.2021 (6 lista), nga data 28.08.2021 deri më 11.10.2021 (37 Lista) dhe nga data 14.10.2021.2021 deri 18.12.2021 (31 lista) ku gjithsej i ka firmosur (71 Lista-ditë pune) edhe pse i njëjti nuk ka qenë në vendin e punës.
Në aktakuzës thuhet se ka qenë jashtë vendit nga data 26.05.2021 e ka lëshuar Kosovën në pikën e kalimit kufitar Vermicë dhe është kthyer në Kosovë më 23.08.2021, ku sipas këtyre listave dhe hyrje daljeve përmes Aeroportit del se ka munguar në punë 91 ditë pune, pa ndonjë arsyetim apo vendim dhe ke marr pagën mujore prej 427.24€ x4 muaj=1,708.00 €, me çka e ka dëmtuar Buxhetin e Kosovës për shumën prej 1,708.00 €, duke mos e llogaritur plus 13 ditë pune mungesë x19.42 € dita=252.46 €+1708-1,960.46 €.
Me çka kishte për të kryer veprën penale Falsifikim i dokumentit zyrtar nga neni 427 par 1 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës (KPRK), e dënueshme me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. /BetimipërDrejtësi
Hekuran Murati flet për tërheqjen e 10 për qindshit nga Trusti


