Lajme

Dënohet me 1 vit burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla

01/24/2025 14:01
nga:N K

Gjykata e Posaçme vendosi të deklarojë fajtor Edison Memollën dhe ta dënojë me 1 vit burg, si dhe 5 vite heqje të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike.

Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë u cilësua fajtor për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”.

Pasi doli nga salla, Memolla deklaroi: “Do të presim të zbardhet vendimi dhe do ta ankimojmë”.

Blerim Xhamani dënohet me 1 vit burgim.

Isuf Tosku dënohet me 8 muaj burg dhe pezullohet e vihet në shërbim prove për 1 vit e 4 muaj.

Për të pandehurin Tafë Xhafa gjykata dha dënim me 1 vit burg. (A2 Televizion)