Sporti

Dennis Man “bën hajgare” me Kosovën: E fituam ndeshjen shumë lehtë

09/06/2024 23:37
nga:E K

Kosova pësoi humbje turpëruese në “Fadil Vokrri” me rezultat 0-3 ndaj Rumanisë.

Marin me dy gola dhe Man me një realizuan për fitoren e mysafirëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për media foli, Dennis Man.

Man dha një deklaratë “tallëse” duke thënë se ndeshja u fitua lehtësisht nga ta.

“Ne fituam, na duheshin këto pikë. Jam i lumtur që fituam të tre pikët. E dinim se do të takoheshim me një ekip mjaft agresiv dhe jemi të lumtur që fituam sot. E fituam ndeshjen shumë lehtë.