Lajme

Dënimi i deputetes së VV-së, reagon Haskuka: Kosova vend i çudirave

05/17/2022 13:45
nga:G B

Ish kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar pas dënimit të deputetes së VV-së, Jetmire Vrenezi.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova është vend i çudirave, derisa ka shprehur habi për dënimin, përcjell Gazeta Blic.

Ai ka shtuar se nga sot rrënimi i objekteve pa leje në Kosovë trajtohet si “keqpërdorim detyre”.

Postimi i plotë në Facebook:

Nga sot rrënimi i objekteve pa leje në Kosovë trajtohet si “keqpërdorim detyre”.

Kosova vend i çudirave.

Vetingu në drejtësi prioritet mbi prioritet.