Lajme

Dëmtohet ura, ndalohet qarkullimi në rrugën Ujz-Rogovë të Gjakovës

11/22/2022 11:42
nga:Y I

Sektori për Transport dhe Trafik në Komunën e Gjakovës ka njoftuar se nga stacioni policor janë informuar për ndalim të qarkullimit në aksin rrugor që lidh fshatrat Ujz dhe Rogovë.

Kjo për shkak të dëmtimit të urës që lidh këto fshatra.

Siç shihet në fotografi ura përbën rrezik për kalimin e automjeteve mbi të dhe si rrjedhojë e kësaj, patrullat policore kanë vendosur shirita të ndalimit të qarkullimit në këtë urë.