Lajme

Dëmtohet rrjeti i kanalizimeve në lagjen “Hoxhë Tahsini” në Prizren, banorëve i’u pamundësohet lëvizja!

11/26/2021 16:35
nga:Y I

Banorët e lagjes “Hoxhë Tahsini” në Prizren kanë ngritur një problematikë me të cilën po përballen çdo ditë.

Në këtë lagje është duke u ndërtuar një objekt, dhe si shkak i punimeve janë hapur kanalizimet, ç’ka u ka vështirësuar edhe qarkullimin banorëve të kësaj lagjeje.

Në fotografitë e dërguara në adresë të “Gazeta Blic” shihet se gjendja në këtë pjesë është mjaft serioze ç’ka u pamundëson banorëve qarkullimin lirisht për nevojat e tyre të përditshme.

Ata në kushte anonimiteti për “Gazeta Blic” kanë treguar se këtë çështje e kanë adresuar edhe në komunë, por sipas tyre nuk kanë asnjë përgjigje pasi pronari që po ndërton objektin është i afërt i kryetarit Mytaher Haskuka.

“Gazeta Blic” ju sjell fotografi nga vendi ku po kryhen punimet: