Persona që ende nuk janë identifikuar kanë dëmtuar një numër të konsiderueshëm të varreve në fashtin Kutal, në bashkinë e Përmetit, në Shqipëri.
Banorët e atij vendi kanë shprehur shqetësim dhe dhimbje, mëngjesin e kësaj të hëne për prishjen e fotografive të familjarëve të tyre, si dhe për dëmtimin e pllakave në varre, raporton A2 CNN.
Policia e Përmetit bëri të ditur se lidhur me ngjarjen e pazakontë kanë shoqëruar tre persona, mes të cilëve edhe një i mitur, të cilët dyshohen se kanë dijeni ose janë autorë të veprimeve të lartcekura.