Sporti

Dëmtimi muskulor, Barcelona humbet për një muaj brazilianin

09/30/2023 15:31
nga:E K

Barcelona iu fal autogolit të Sergio Ramos për të thyer 1-0 Sevillan dhe për t’u rikthyer te fitorja në kampionat pas barazimit me Mallorcan e Vedat Muriqit.

Kampionët në fuqi të Spanjës, janë ngjitur përkohësisht në krye të La Ligas me 20 pikë, një më shumë se Girona dhe dy mbi Realin e Madridit.

Me këta dy skuadra që do të përballen mes tyre sot (18:30), me takimin që do të transmetohet në SuperSport 1.

E vetmja notë negative e sfidës me Sevillën për katalanasit ishte dëmtimi i Raphinhas. Sulmuesi brazilian pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë.

26-vjeçari u zëvendësua në fundin e pjesës së parë, duke i lënë vendin 20-vjeçarit Fermin Lopez.

Testet mjekësore kanë konfirmuar problemet e Raphinhas në kofshën e majtë. Dhe braziliani do të qëndrojë për 3-4 javë larg fushave të blerta.